INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vdisni”, 41-vjeçari lyen me benzinë studion e filmave, viktima e dhjetra të zhdukur [FOTO]

“Vdisni”, 41-vjeçari lyen me benzinë studion e filmave, viktima e dhjetra të zhdukur [FOTO]

Publikuar më: 11:47 18-07-2019

Ka shkuar në 23 numri i viktimave pas një zjarrvënie në një studio të filmave vizatimorë në Kioto të Japonisë.

Policia raportoi se i dyshuari, një 41-vjeçar, hodhi benzinë në studion Kyoto Animation Co para se ti vendoste flakën.

Janë raportuar edhe dhjetëra persona të plagosur. Ndërsa rreth 30 njerëz rezultojnë të zhdukur.I dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në spital me lëndime.

Para se ti vendoste flakën ndërtesës i dyshuari kishte thënë: “vdisni”. Policia gjithashtu gjeti thika në vendngjarje, raportuan mediat lokale.Zjarri shpërtheu në ndërtesën tre-katëshe të enjten rreth orës lokale 10:30.

Nuk është e qartë se çfarë lidhje mund të ketë pasur i dyshuari me kompaninë e filmave të animuar.

Mendohet se ka akoma më shumë viktima në katin e fundit, që ishte i mbushur me tym dhe flakë.Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

Një zjarrfikës tha për gazetarët se të paktën 10 viktima u gjetën në shkallët që lidhnin katin e dytë me çatinë ndërsa 36 persona u dërguan në spital.

a4.PNG

a2.PNG

a1.PNG

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037