INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes pacienti pas operacionit, mjeku i QSUT-së nën akuzë

Vdes pacienti pas operacionit, mjeku i QSUT-së nën akuzë

Publikuar më: 10:30 25-05-2018

Një kirurg në QSUT, procedohet penalisht. Ai akuzohet për mjekim ta pakujdeshëm, nga familjarët e një pacienti. K.R. 63 vjeç ka humbur jeten disa ditë pas ndërhyrjes. Mjeku 64 vjeçar sipas familjarëve nuk ka treguar kujdes gjatë operacionit dhe për këtë arsye ata e kanë denocuar.

Edhe në njoftimin e policisë thuhet se: Procedimi ndaj mjekut nisi sot, pasi rreth orës 08:20 ka ndërruar jetë shtetasi K.R, 63 vjeç në banesën e tij në Korçë. Ai kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë. Familjarët e të ndjerit dyshojnë se kirurgu ka kryer mjekim të pakujdesshëm.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor, Korçë.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994