INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes miku i besuar i Toto Rinës, Stefano Ganci

Vdes miku i besuar i Toto Rinës, Stefano Ganci

Publikuar më: 10:16 11-01-2018

Ka ndërruar jetë në spitalin e Parmës 55 vjeçari Stefano Ganci një nga njerëzit më të besuar të Toto Rinës. Vdekja e Gancit ka ardhur për shkak të një ataku kardiak. Ganaci kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm. Trupi i Ganacit do të prehet në në Sicili në ditët e ardhshme. Ganaci kishte marrë një dënim me 26 vjet me akuzën se kishte qënë pjesë e grupit që vrau gjykatësin Borsellino. Vrasësi i Cosa Nostras akuzohet ndër të tjera për vrasjen e këshilltarit Rocco Chinnici dhe zv.kuestorit Ninni Cassarà. Për 55-vjeçarin do të organizohet një funeral privat ashtu si për Totò Riinan, ndaj të cilit kishte qenë besnik. Ky i fundit u nda nga jeta më 17 nëntor të vitit të kaluar pas një sëmundje të gjatë. Stefano Ganci, biri i bossit të grupit mafioz ‘Noce’ Raffaele dhe vëllai i mafiozit Mimmo dhe të penduarit Calogero Ganci, u konsiderua si një vrasës i pamëshirshëm i paguar nga Corleonesët.

Article Logic
Execution time: 0.0026228427886963