INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes Ed Sheeran? Çmendet rrjeti, ja çfarë po ndodh [FOTO]

Vdes Ed Sheeran? Çmendet rrjeti, ja çfarë po ndodh [FOTO]

Publikuar më: 21:43 26-01-2018

Jo rrallë herë shohim sesi në media “fake news”, pra lajmi i rremë merr dhenë. Ndodh që personazhe të njohur ‘vdesin’ nga lajme jo vërteta duke shqëtesuar kështu edhe familjarët e tyre. Së fundmi pre e këtyre lajmeve ka qenë edhe këngëtari i famshëm, Ed Sheeran. Fansat e tij u tronditën nga lajmi se këngëtari i tyre kishte ndërruar jetë kur panë foton e tij në njoftimin e vdekjes nga gazeta islandeze. Ndërkohë personi në të vërtetë ishte Svavari Gunnari Sigurðsson, një mekanik i cili punonte në një ndër kompanitë e prodhimit të makinave të njohur. Por gazeta në fjalë kishte përzgjedhur foton e Sheeran. Por duhet thënë se Ed është shumë mirë dhe duket se ka patur një gabim në botim ndërkohë pritet që gazeta të kërkojë ndjesë publike me arsyen e tyre./intv.al/

Ed-Sheeran-obituary-1120.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285