INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja misterioze e Pëllumb Marnikollës në Greqi. Familjarët tek Ambasada greke [FOTO]

Vdekja misterioze e Pëllumb Marnikollës në Greqi. Familjarët tek Ambasada greke [FOTO]

Publikuar më: 11:22 08-09-2016

"Na e vratë Pëllumbin", "U treguat të pa besë", "Nuk do heshtim kurrë", janë disa nga thirrjet, të shkruara dhe në pankartat që mbajnë në duar familjarët e Pëllumb Marnikollaj, shqiptarit të dyshuar si të vrarë në burgjet greke, të cilët po protestojnë tek Ambasada greke. Ata kërkojnë nga autoritetet helene zbardhjen e  vrasjes së familjarit të tyre.
Familjarët e Marnikollajt pretendojnë se, i riu u dhunua barbarisht dhe për pasojë ka gjetur dhe vdekjen. Po ajo që dihet është se Pëllumb Marnikollaj vdiq në ambientet e policisë në Athinë, në fillim të muajit gusht pasi ndodhej me masën detyrim paraqitjen pas shlyerjes së dënimit me 7 vite burg për vjedhje. Vetë policia ka thënë se i riu është hedhur nga dritarja e komisariatit. Po nga ekspertiza rezultoi se në trupin e tij ishin vërejtur shenja dhune, pasi kishte dëmtime në kokë dhe hemorragji të brendshme që mund të kenë ardhur nga rënia nga një lartësi e madhe. Po gjithësesi familjarët e tij nuk janë bindur me këtë arsyetim.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656