INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shuhet kompozitori Aleksandër Lalo, reagon Marina Vjollca dhe Tv Klan [FOTO]

Shuhet kompozitori Aleksandër Lalo, reagon Marina Vjollca dhe Tv Klan [FOTO]

Publikuar më: 23:17 19-11-2017

Një tjetër emër i madh i artit shqiptar është ndarë nga jeta. Është shuar gjatë mbrëmjes së sotme në moshën 68-vjeçare kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo. Aleksandër Lalo ka qenë një kompozitorët më të njohur në vend më së shumti për krijimin e kolonave zanore më të njohura të kinematografisë shqiptare deri te kompozimet e këngëve për festivale dhe vepra simfonike. Ai u lind më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme.

Ai ishte pjesë e jurisë së emisionit “C’est la vie” dhe Marina Vjollca ka njoftuar me anë të një statusi për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur ku shpreh hidhërimin për humbjen e Maestro Lalos pas një ataku në zemër. Në kohën kur është është raportuar për vdekjen e kompozitorit mijëra shikues po e ndiqnin atë në programin e së dielës në TV Klan.

Por duket se programi ka qenë i regjistruar dhe pas marrjes së lajmit, Tv Klan e ka ndërprerë spektaklin.

“Po e nderpesim spektaktin pas ndarjes se papritur nga jeta te Aleksander Lalos. Ne shenje respekti Tv Klan nuk do ta transmentoje spekaklin sot. Kjo puntate ishte e regjistuar dy dite me pare dhe kompozitori Lalo ishte pjese e jurise qe nga java e pare” tha në një ndërhyrje direkte Reis Çiço.

 vjollca.png

Article Logic
Execution time: 0.0024678707122803