INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili thumbon Ramën: Kush është ky kryeministër…. flamurin e ka të zi

Vasili thumbon Ramën: Kush është ky kryeministër…. flamurin e ka të zi

Publikuar më: 17:56 18-04-2018

Në një postim në rrjetin social facebook nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thumboi kryministri Rama duke u shprehur se gjatë konferencës për mediat me shefen e diplomacisë Mogherini, kreu i qeverisë mbrojti ish-ministrin e brendshëm Tahiri.

Edhe një herë Vasili u ndal tek protestuesit e Kukësit duke fajësuar Ramën.

Sipas tij kryeministri e ka flamurin të zi dhe jo kuq e zi. Kujtojmë se gjatë konferencës me diplomaten e BE-së Rama ftoi Bashën për bashkim në një fanellë kuq e zi.

Postimi i plotë
Kryeministri prokuror per ish ministrin e brendeshem,por i pavarur per kukesianet.Si s'ka turp.

Kryeministri sot ne sy te Mogerinit per ish-ministrin e tij te brendshem thote se prokuroria s'ka asnje prove te vetme. Kush eshte ky kryeminister prokuror i pergjithshem??

Qe prokuroria eshte kapur nga kryeministri dhe eshte kthyer ne zyre ne kryeministri kete e di gjithe bota,por sinqeriteti i kryeministrit eshte vetedemaskues.

Per kukesianet e burgosur per faj te tij dhe nga policia tij qe i burgos ne mes te nates thote kryeministri :s'kam lidhje me drejtesine dhe s'ka gje le te rrine ne burg.
Turp i rende,ky e shet Shqiperine per drogen,ndaj ky flamurin e ka te zi dhe jo kuq e zi.

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385