INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili: Rama po pengon Drejtësinë, kanabizimi e vetmja reformë e suksesshme

Vasili: Rama po pengon Drejtësinë, kanabizimi e vetmja reformë e suksesshme

Publikuar më: 13:31 06-01-2018

Kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Socilaiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës që kryeministri Edi Rama, bëri në Asamblenë Kombëtare të PS-së ku tha se rrugët me LSI u ndanë në momentin kur u kërkua të kompromentohej reforma në drejtësi. Sipas Vasilit, kryeministri ka lajthitur përfundimisht. “Nuk qeveris dot dhe këput dëngla për opozitën. Droga është sheshit,krimi vret përditë, investime as të huaja dhe vendase nuk ka. Shëndetësi në kaos,papunësia është tmerr”- kundërpërgjigjet Vasili, për të gjitha ato që kryeministri prezantoi si arritje . “Kemi një fjalaman të paaftë që urren vendin dhe qurrepset për karrigen. Shqipëria s'ka as kryeministër as qeverisje. Ky kryeministër ka urryer ëdo konsensus”-shkuran deputeti I LSI-së. Vasili shkon më tej duke deklaruar se Rama është ai që ka penguar reformën në drejtësi. “Shqipëria gëzonte për reformën në drejtësi me 140 vota ndërsa ky qante. Vetëm Rama e pengoi dhe e pengon reformën në drejtësi. Kanabizimi e vetmja reformë e sukseshme e Kryeministrit”-shkruan Vasili.

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0045759677887
    array(1) { ["section"]=> string(79) "vasili-rama-po-pengon-drejtesine-kanabizimi-e-vetmja-reforme-e-suksesshme-46782" }