INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili, akuza Ramës: Po pastron para! Të gjithë në…

Vasili, akuza Ramës: Po pastron para! Të gjithë në…

Publikuar më: 13:11 25-01-2019

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp tha se në vend po bëhet një pastrim i madh parash. Këto akuza ai i lidhi me emrin e të parti të qeverisë Edi Rama.

”Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqiqërisë. Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder por qytetarët dhe bizneset e ndershme rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve europiane e ato të DASH”,-tha Vasili.

Vasili fton gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës opozitare më 16 shkurt. ”Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë”,-, – shtoi Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598