INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varrezat “zaptojnë” rrugën, Veliaj ultimatum

Varrezat “zaptojnë” rrugën, Veliaj ultimatum

Publikuar më: 14:35 01-08-2017

Një problem i hershëm, mungesa e hapësirave në varrezat e Sharrës, ka sjellë dhe “zaptimin” e rrugës në këtë hapësirë. Ndërsa Bashkia e Tiranës po punon për rehabilitimin të plotë të varrezave të Sharrës, si dhe të gjithë infrastrukturës urbane të zonës, kryebashkiaku Veliaj ka lëshuar një ultimatum për qytetarët.
Gjatë inspektimit të punimeve, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që kanë zaptuar apo ndërtuar, duke ngushtuar hapësirat e varrezave apo rrugëve që të çojnë aty, të tërhiqen vetë për t’i krijuar mundësi bashkisë që të kryejë punimet e nevojshme.
Erion Veliaj:
“I bëj thirrje qytetarëve që kanë zënë rrugën me mermerë, lule, shtesa, gardhe, se së shpejti do të nisim punimet dhe përpara se të mbërrijnë ekskavatorët dhe punonjësit e bashkisë, të tërhiqen te gardhi origjinal i rrugës. Sa më pak problematika të tilla të kemi, aq më shpejt mbarojmë punë me hyrjen kryesore të varrezave”.
Kryebashkiaku Veliaj tha se ky është investimi i dytë i madh që bëhet në varrezat publike, i cili që shoqërohet edhe me një sistemim të plotë të infrastrukturës urbane, nga ku përfitojnë afro 6 mijë banorë të zonës.
Erion Veliaj:
“Investimi i parë ka qenë në varrezat e Tufinës, sot është një ambient shumë më dinjitoz. Investimi i dytë është ky i varrezave të Sharrës, ku secili prej nesh, përfshi edhe mua, kemi të afërmit tanë”.

Article Logic
Execution time: 0.0041329860687256