INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vargu: Ja kush e shkaktoi dorëheqjen e doktorëve në QSUT

Vargu: Ja kush e shkaktoi dorëheqjen e doktorëve në QSUT

Publikuar më: 20:35 08-12-2017

Dorëheqja e mjekëve në QSUT, padyshim që shkaktoi një zhurmë të madhe mediatike dhe më gjerë. Tejmbushja e urgjencës me pacientë kulmoi ditën që dhanë dorëheqjen mjekët në QSUT.

Doktor Petrit Vargu, i ftuar në emisioni Kolaudim në In Tv, ka zbuluar arsyen e marrjes së këtij vendimi, pra arsyen e dorëheqjes së tij dhe mjekëve të tjerë.

Zoti Vargu ka shpjeguar se arsyeja e këtij vendimi ishte marrë pas disa masave që kishte marrë drejtori i ri që ishte emërtuar për QSUT-në. Sipas tij, masat që kishte marrë drejtori kishin ndikuar negativisht në urgjence, gjithashtu kishin ndikuar negativisht tek mjekimi i pacientëve, kishte ndikuar negativisht tek ajo që donin të përcillnin mjekët sepse presioni dhe stresi i tyre ishte rritur.

 “Pra të gjitha këto masa të cilat drejtori i spitalit i mori për urgjencën, pa pyetur ne mjekët e urgjencës që kemi nga 1 deri në 30 vjet duke punuar në atë urgjencë.  Por, këto masa i mori  duke pyetur mjekë të tjerë, tek ata që mendonte se kishin emër”,  shtoi Petrit Vargu.

Sipas tij në ditën që doktorët morën vendimin për ta bërë ose anonçuar këtë masë, ishin në pritje  70 veta të cilët kërkonin të shtroheshin në spital.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379