INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vargje

Vargje

Publikuar më: 15:27 19-12-2018

Je njeri,me njeri se gjithkush tjeter.
Je heshtje dhe indiference,ndaj arratisesh nga injoranca.
Ti je njeri dashurie,plot liri per te jetuar,ndaj ia del.
Mund te ecesh kembezbathur shigjetimeve te percmimit.
Por,ia del.
Mund te qash pas ofendimit te botes,mbi rrobat e tua,por,ia del.
Mund te kesh me pak nga ai tjetri perkrah ne autobuz,por ti merr fryme si ai dhe ia del.
Mund te te digjet lekura.e shpirti te te zhubroset prej vuajtjeve,por ti serish,ia del.
Mund te te qeshin ne fytyre pisllekun e tyre,e nje oqean te zi mund te ta hedhin mbi endra,por ti behesh ajer,e me shiun,ia del.
Mund te marrin edhe jeten,e historine tende te ta perkthejne horra,a maskarenj estradash,por kur te perendoje dhe qielli te perskuqet,ti je aty,ia del.
Mund te te godasin per ngjyren tende,mund te te paragjykojne per cfare ti je,por cdolloj "turpi" venitet,besome,nese kercen dhe ia del.
Mund te te heshin ne rruge,si qen te lebetitesh ftohtit te shurdhet te debores,por ti,me kristalet ngrihesh dhe ia del.
Edhe mund te perplasin mureve te pakenaqesise,e me forcen e budallallekut,te te gjurmojne mijera deshtimeve,por ti,bie e ngrihesh,me pluhurin e rruges tende,ku vetem perpiqesh te jesh.Ia del.
Historine tende,dhe gjithcka ke bere,apo gjithcka ke qene,askush mund te mos e lexoje,e te tretesh si asht thelle ne harresen e paskrupullt,ama pranvera vjen,qiejt rrefehen,e ti me grahmat e para te barit,gjetheve,e tutje tehu luleve ende te brishta,rishfaqesh,e ia del.
Mundet te ikesh prej kesaj jete,pa ia gjetur shpirtit tend nje shtepi,por kur guret te lagen nga shira vjeshte ende plot emocion,ti do shfaqesh mbi to,krejt ne jete.Krejt ti.Sepse ti ia del.
Tani m'i degjo disa fjale te fundit.Eshte nje leter e brishte kjo,pa asnje synim.Ama perballe cdo stuhie;cdo frike dhe zhgenjimi;perballe cdo ikje e rikthimi;cdo arratisjeje e cdolloj percmimi,ti qendro,aty ku ishe,sepse shpirti yt eshte i perjetshem.Nuk ka asnje shpate ta pergjysmoje.Ti ia del vetem nese buzeqesh,e vendos te ringrihesh serish,edhe nese nen kembet e botes je.
Edhe nese jashte kafenese se ngrohte.
Jashte perdeve lotesjellese.
Jashte shtepise me cati te kuqe.
Jashte...endacak,kartonave te njome rrekesh.Edhe nese dielli,shiu,fortuna,frika dhe deshperimi te versulen,Ti ia del,sepse ti je bir i jetes,i formezuar ne nje miliard fragmente perjtesie,per te qene,ashtu si ti je,ne jete.
Nese je perpjekur me kot te dorezohesh,me degjo,ti,ia del,e une do te jem ketu per te te buzeqeshur,kur te dy te synojme boten.

Falenderojmë Alket Skuka për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0028960704803467