INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Varfëria ulet ‘’këmbëkryq”! Shqiptarët më të paushqyerit në Europë[VIDEO]

Publikuar më: 11:31 16-12-2018

Shqiptarët në raport me europianët konsumojnë më pak se të gjithë. Konsumimi mesatar për frymë i shqiptarëve është sa 39% e një europiani.

Në renditje Shqipëria ndiqet nga dy vendet e rajonit nga Bosnje dhe Hercegovina e Maqedonia. Bosnje - Hercegovina e dyta pas vendit tonë ka një normë 32% të mesatares europiane. Të dhënat tregojnë se në krahasim me vende si Norvegjia, Zvicra apo Luxemburgu, një shqiptar mund të themi rezulton tejet i paushqyer, mesatarisht konsumon 3 herë më pak.
Konsumi është një faktorët që tregon gjendjen e mirëqënies së një vendi në mënyrë direkte, se çfarë mungesash ka dhe sa i pasur është. E për banorët e vendit tonë është lehtësisht e kuptueshme, varfëria është ulur “këmbëkryq”.

Article Logic
Execution time: 0.0036971569061279