INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Varfëria ‘’ngrin’’ shqiptarët! [VIDEO]

Publikuar më: 14:47 01-03-2018

Jo të gjithë shqiptarët e kalojnë lehtë dimrin, pasi një pjesë e madh e tyre nuk kanë mundësi finaciare të sigurojnë ngrohjen. Sipas një raporti të fundit të INSTAT jo pak, por 20.7% e shqiptarëve kanë mungesë totale të mundësisë për tu ngrohur, ndërsa pjesë tjetër ka më shumë kushte për ta kaluar dimrin ngrohtë. Vendi ynë paraqitet shumë më keq dhe se mesatarja Europiane, pasi të dhënat e Eurostat flasin se vetëm 8.7% e qytetarëve të BE kishin probleme të ngrohjes. Mungesa e ngrohjes lidhet drejtpërdrejt me të ardhurat e familjeve. Aty ku ka vafëri s’ka fare mundësi që të sigurohet një sobë me dru, me korent apo dhe kondisioner. 

Po gjithësesi në rajon më keq se shqiptarët paraqiten grekët dhe qipriotët. Respektivisht vetëm 52.5% e grekëve kanë akses për tu ngrohur në çdo ditë të dimrit dhe po kështu vetëm 49% e qipriotëve.
Më shumë kushte në Evropë kanë zvicerianët pasi vetëm 2% e popullsisë nuk ka kushte që të ngrohet.
Sipas Eurostat në Evropë habit Italia, pasi mungesa e aksesit është dukshëm e lartë, rreth 32.4% e italianëve nuk kanë kushte për t’u ngrohur.

Article Logic
Execution time: 0.0022439956665039