INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Varfëria dhe papunësia përballë deputeteve gra në parlament [VIDEO]

Publikuar më: 12:05 20-10-2016

Seanca e sotme kuvendore ka nisur me çështje të mprehta sociale. Deputetet gra, socialiste kanë mbrojtur tezën se situata në vend është përmirësuar si në lidhje me rritjen ekonomike dhe me punësimin. Deputetja Blerina Gjylameti tha se probemet sociale janë përmirësuar. Po s’mendojnë kështu deputete e djathta, duke thënë se papunësia tek të rinjtë është rritur dhe niveli i të varfërve është thelluar. Sipas deputetes së djathtë, Liljana Elmazi situata ekonmike është këmbanë alarmi, pasi në vitin 2015, 13% e të varfërve janë varfëruar dhe më shumë. Ajo foli dhe për plagën social të eksodit të të rinjve drejt vendeve perëndimore duke theksuar se ata largohen se këtu s’u ofrohet asgjë. Në debat u përfshinë dhe deputete të tjera, ku mes tyre ajo e PD, Majlinda Breku theksoi se te rinjtë kanë braktisur vendin dhe nje vit më parë numri ka shkuar në mbi 65 mijë shqiptarë. E kjo në diferencë të ndjeshme me shifrat e vitit 2014.

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215