INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajzat VIP shqiptare që janë të fiksuar pas trendit të neonit [FOTO]

Vajzat VIP shqiptare që janë të fiksuar pas trendit të neonit [FOTO]

Publikuar më: 17:00 13-05-2019

Tani që keni paketur veshjet e dimrit është koha t’i japim një freskim garderobës sonë pranverore dhe si mendoni për ngjyrat neon?
Një ndër trendet që na kanë paralajmëruar dhe shtëpitë më të famshme të modës është neoni ose ngjyrat fosforishente, të cilat arrijnë të tërheqin vëmendjen maksimale dhe të dallohen edhe në errësirë. Këto ngjyra janë konsideruar si nuancat më ‘in’ të sezonit të pranverës dhe verës, pasi i japin shumë dritë dhe ndriçim pamjes.

Stilistët gjatë prezantimit të koleksioneve të tyre pranverë- verë 2019 kanë thënë të gjithë një zëri që neoni do të mbizotërojë fuqishëm këtë sezon. E kemi parë dhe do ta shohim nëpër pasarelat e modës, si dhe te personazhet e njohur, të cilët e kanë përqafuar menjëherë këtë trend. Vajzat e famshme na kanë treguar se kombinimet e veshjeve me nuancat neon, janë një “must” i ditëve me diell.

Ndër të parat që e ka rikthyer këtë trend tek ne ka qenë blogerja e njohur Jonida Maliqi.

jonida.png


Elvana Gjata është shfaqur me një fustan ngjyrë neon gjatë premierës së filmit ‘2 gisht mjaltë’ dhe dukej kaq bukur.

elvana.png


Moderatorja e njohur Kiara Tito e paska trend të preferuar neonin pasi e kemi parë shpesh që ta veshë. Njëherë e ka përdorur me fund kombinuar me crop-top, pastaj në bluzë kombinuar me një fund të ngushtë lëkurë. Ndërkohë që na ka treguar që neonin mund ta perdorim edhe në aksesorë, për shembull në çantë.

kiara_tito.png

kiara_tito2.png

kiara_tito1.png


Të njëjtën gjë na ka treguar edhe Dua Lipa.

dua.png


Nëse ju nuk preferoni që të visheni e gjitha kokë e këmbë me neon, atëherë mund të thyeni veshjen tuaj me një rrip ngjyrë neon për të dhënë grimcat e duhura të stilit të pagabueshëm si Orinda Huta.

orinda.png


Me neon e gjitha është veshur blogerja e njohur Lori Hoxha e cila padyshim ka tërhequr shumë vëmendje.

lori.png


Këngëtarja e njohur Dhurata Dora ka preferuar një kanatiere ngjyrër rozë neon e cila e ka kombinuar me një palë pantallona të shkurtra.

dhurata.png


Edhe vajza më e komentuar e momentit Megi Pojani e ka përqafuar këtë trend nëpërmjet një golfi kombinuar me një fund lëkurë, por edhe nëpërmjet një fustan me ngjyrë të verdhë neon, e cila e ka thyer me një rrip në mes ngjyrë rozë.

megi.png

megipojani.png


Moderatroja e njohur Elita Rudi duket kaq seksi me ngjyrën e verdhë neon, por dhe shumë e ëmbël me rozën neon. Kjo foto ka bërë që Gjiko të bjerë sërish në dashuri me Elitën.

elita.png

elita1.png


Morena Taraku ka bërë një ndërthurje të ngjyrave neon. Ajo ka bërë bashke ngjyrën jeshile dhe portokalli neon dhe mund të themi që është një kombinim që meriton një notë pozitive.

morena.png


Si thoni për një hoody ngjyrë jeshile neon për pasditet e freskëta? Beatrix Ramosaj ju jep një ide.

beatrix1.png

Article Logic
Execution time: 0.0039818286895752