INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajzat VIP shqiptare i ka zënë 'epidemia' për këtë veshje, por ju nuk duhet të bëni këtë gabim [FOTO]

Vajzat VIP shqiptare i ka zënë 'epidemia' për këtë veshje, por ju nuk duhet të bëni këtë gabim [FOTO]

Publikuar më: 13:48 04-10-2018

 Në Instagramet e fashionistave të huaja dhe shqiptare po qarkullon një “epidemi xhaketash” dhe kombinimesh nga më të ndryshmet që pritet të kthehen në trend këtë vjeshtë.

E kemi fjalën për xhaketat serioze me jakë që të japin përshtypjen sikur bën një punë zyre sa herë që i vesh. Por me kombinimin e duhur ne arritëm të kuptojmë se këto xhaketa mund t’i veshim kudo, nga veshja në punë, te daljet në darkë në klub.

Duke filluar nga xhinset e shkurtra te fundet tyl, kemi opsione nga më të larmishmet për të kombinuar një xhaketë serioze. “Iconstyle.al” ju fton t’i shihni më poshtë kombinimet tona të preferuara, frymëzuar nga të famshmet shqiptare:

Lori Hoxha ka bërë një kombinim ideal për një dalje në darkë. Xhaketë serioze e zezë e hapur që tregon të brendshmet “Moschino” dhe një palë xhinse të shkurtra.

loriii.jpg

Armina Mevlani na këshillon një look më uniform që kombinon xhaketën me pantallonat dhe një “crop top” me lule që bën diferencën.

arminaaa.jpg

Luana Vjollca ka zgjedhur një stil me lozonjar me një fund tyl me fruda në të njëjtën ngjyrë më xhaketën dhe një rrip të hollë në mes që i thekson belin.

luana.jpg

Ariana Fejzullahu është stili perfekt i përditshmërisë, një kostum me xhaketë dhe fund dhe çizme të rehatshme.

ariana1.jpg

Viola Spiro e ka kombinuar xhaketën e zezë me një kanatiere në të njëjtën ngjyrë dhe xhinse të gjata. Takat e larta e bëjnë veshjen më me stil.

viola.jpg

Irena Kita sjell të njëjtin version sportiv por me ngjyrën më të pëlqyer të vitit, xhaketën bojëqielli të akullt që është trendi i sezonit.

irena.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031781196594238