INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajzat e baballarëve me depresion pas lindjes preken nga probleme të ...

Vajzat e baballarëve me depresion pas lindjes preken nga probleme të ...

Publikuar më: 13:32 28-12-2018

Baballarët që vuajnë nga depresioni i pas lindjes kanë më shumë gjasa të kenë vajza që zhvillojnë probleme të shëndetit mendor në adoleshencë, thonë studiuesit. Studimet gjithnjë e më shumë tregojnë se lindja e një fëmije mund të rezultojë në depresion midis burrave dhe grave. Deri në 10 për qind e meshkujve raportojnë simptomat krahasuar me rreth 20 për qind të nënave. Tani studiuesit kanë zbukuar se kjo lidhet direkt me shëndetin mendor të adoleshentëve.  Studimi i kryer në 3,000 familje nga Bristol zbuloi se vajzat kishin më shumë gjasa të vuanin depresionin rreth moshës 18-vjeçare nëse baballarët e tyre e kishin përjetuar atë pas lindjes së tyre. Djemtë, megjithatë, u gjetën të paprekur nga depresioni. Në këtë rezultat arritën studiuesit nga universitetet e Kembrixhit, Bristol, Oxford, dhe Imperial dhe UCL në Londër. Autorët thonë se kanë gjetur se vajzat me baballarë me depresion gjatë periudhës paslindore janë në rrezik të zhvillimit të depresionit pas pubertetit, por një rrezik i tillë nuk shihet tek djemtë". Studiuesit besojnë se kjo mund të jetë sepse vajzat mund të jenë më të ndjeshme ndaj mënyrës se si prindërit e tyre ndërveprojnë me ta si fëmijë, me rezultate afatgjata. Mungesa e gjumit ose vështirësia në përshtatjen me faktin se u bën prindër mund të çojnë në depresion pas lindjes te baballarët, thonë organizatat bamirëse.

Article Logic
Execution time: 0.0041651725769043