INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza që u vra në 'Don Bosko', ishte maturante. Sot do të jepte provimin e Gjuhë-Letërsisë

Vajza që u vra në 'Don Bosko', ishte maturante. Sot do të jepte provimin e Gjuhë-Letërsisë

Publikuar më: 14:33 08-06-2018

Zbulohen të tjera detaje nga vrasja e dyfishtë që tronditi sot në mëngjes Tiranën. Viktima Xhuljeta Çuni 18 vjeç me origjinë nga rrethi i Matit, ishte nxënëse në shkollën “Qemal Stafa”. Xhuljeta kishte dalë në mëngjes herët pasi do të jepte provimin e dytë të Maturës Shtetërore. Vajza nga Mati do ti nënshtrohej testit të Gjuhë-Letërsisë, ashtu siç në fakt bën gjithë bashkëmoshatarët e saj sot. Por rruga e Xhuljeta Çunit u pre në mes. 31-vjeçari Xhafer Mata me origjinë nga Kalimashi i Kukësit me të cilin ajo ka qenë në një lidhje dashurie e priste në rrugë. Dyshohet se Mata e kishte planifikuar vrasjen pasi një ditë më parë e kishte paralajmëruar atë që të mos dilte në rrugë. Ky fakt tregohet nga shoqet e Xhuljetës. Ajo duket se nuk i ka marr seriozisht kërcënimet dhe është nisur drejt shkollës. 31-vjeçari i ka dalë në rrugë ku pasi ka shkëmbyer disa fjalë me të e ka qëlluar më armë sapo ajo ka kthyer kurrizin. Maturantja mësohet se ka qenë e shoqëruar në ato momente nga motra e saj e cila ka parë gjithë ngjarjen. Pasi ka qëlluar ish-të dashurën Mata është ulur pranë një peme ku ka qarë. Më pas ka qëlluar edhe veten. Ndërkohë fakte të reja janë zbuluar edhe për 31-vjeçarin. Mësohet se ky i fundit ishte babi i një fëmije 2 vjeç dhe para dy muajsh ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Familjarët e tij janë tronditur nga ngjarja pasi nuk kishin asnjë djeni për lidhjen e Xhaferrit me Xhuljetën.

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314