INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, nuk duhen humbur! 5 trendet e verës që na kanë prezantuar blogeret shqiptare

Vajza, nuk duhen humbur! 5 trendet e verës që na kanë prezantuar blogeret shqiptare

Publikuar më: 13:45 28-05-2018

Vera erdhi më shpejt seç ne të gjithë mund të kishim menduar. Kemi filluar plazhin, jashtë bën shumë vap, ditë me plot diell dhe pozitivitet. Përpos këtyre një ndër gjërat më të bukura që ndodh është ndërrimi i garderobës sonë. Garderoba jonë tani është më e lehtë, e freskët dhe plot ngjyra. Gjithashtu shfletojmë revista për të parë edhe trendet më të fundit për verën e këtij viti. Por jo vetëm revistat. Blogeret tashmë janë edhe tregues i këtyre trendeve më të fundit të verës 2018. Ato i kanë përqafuar menjëherë sapo kanë dal dhe na i kanë treguar se si i kanë kombinuar.
Sot në emisionin “Fun Day” në IN Tv me moderatoren Fatma Methasanin jemi njohur me 5 trendet më të fundit të verës 2018 dhe kjo falë blogereve shqiptare:

 

Fustanet e gjata me lule nga Anxhelina Kotorri

Një ndër treguesit e verës është pikërisht veshja e fustaneve. Këtë vit fustanet janë me lule vintazh, të lirshme dhe të gjata që ofrojnë komoditet, freski por edhe shumë stil, sidomos të atij bohemian. 

8c48e7ad-7a4f-4644-b84c-d27d82ebdd43.jpg

 

 

Ateletet ‘grandpa sneakers’ nga Lori Hoxha

Mbase se kishit menduar ndonjëherë që mund të ndodhte, por firmat e modës dhe blogeret na tregojnë se duhet tju themi mirupafshim balerinave apo sandaleve. Këtë sezon atletet ‘grandpa sneakers’ do të dominojnë. Blogeret si Lori Hoxha na kanë treguar që ato shumë thjeshtë mund ti veshim gjatë verës me pantallona të shkurtra, por edhe me fustane.

70e27154-9130-4f16-8f46-e19c894621fd.jpg

 


Syzet shumë të vogla të quajtura ‘matrix’ nga Armina Mevlani

Një veshje nuk është asnjëherë e kompletuar nëse ti nuk ke vendosur syzet. Këtë verë konsidero një palë syze shumë të vogla që në gjuhën e modes quhen ‘matrix’. Armina i ka të preferuarat e saj këto lloj syzesh që i përkasin viteve 90’.

DSC2896.jpeg

 


Çantë dhe kapele kashtë nga Fransi dhe Odeta

Nëse jeni duke kërkuar se çfarë çante duhet të keni me patjetër këtë verë, blogerja Françeska Çoniku na i ka dhënë përgjigjen. Një çantë kashte është një aksesor i domosdoshëm, pra një must-have.

93161409-321d-4d09-b48d-44418637527a.jpg

 

Ndërkohë trendin e kashtës e shohim edhe në kapele dhe këtë na e ka treguar blogerja Odeta Banushi. Nëse keni menduar se kapelet kashtë janë vetëm për në plazh, Odeta na tregoi të kundërtën, që mund ta veshim këtë kapele edhe kur dalim për një kafe paradite gjatë ditëve të verës.

cfd3d59e-5132-4ca3-b333-ff566005c0db.jpg

 


Vijat nga Arjena Duci

Arjena Duci mund ta thërrasim ndryshe edhe si vajzën me vija, pasi mesa duket ky trend është i preferuar i saj e cila e vesh shpeshherë. Vija vertikale, horizontale, të rregullta apo jo do të jenë një trend këtë verë. Mos qëndroni vetëm tek vijat klasike bardhë e zi pasi këtë verë vijat do të dominohen nga ngjyrat.

646812bc-4335-4717-b65c-a488e0eb791d.jpg

 


Na falenderoni më vonë për këto këshilla dhe që ju përmblodhëm trendet për verën e 2018. Tani me vrap ti bëni pjesë të garderobës sipas stilit tuaj!!!

Article Logic
Execution time: 0.0032529830932617