INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Vajza ,mos u zhvishni as tek unë që jam gay, as tek një straight’, çudit me deklaratën e tij drejtori i agjencisë [FOTO]

‘Vajza ,mos u zhvishni as tek unë që jam gay, as tek një straight’, çudit me deklaratën e tij drejtori i agjencisë [FOTO]

Publikuar më: 13:18 23-01-2018

 Të tilla deklarata janë tepër të rralla në Shqipëri.

Megjithatë, dikush guxoi dhe e tha troç teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’.  Bëhet fjalë për drejtorin e një agjencie të njohur rekrutimi në Tiranë, Elton Ilirjani, i cili ishte ftuar në “Opinion”për të folur në lidhje me abuzimet në Hollywood, por edhe fenomenin e ngacmimeve në vendin e punës në Shqipëri.

76194-640-0-5a66fb7eb9061.png

Duke folur rreth kësaj teme , Ilirjani i habiti të gjithë kur u shpreh: “Ka raste që edhe intervistuesi ngacmon dhe kjo ndodh në tipologjinë e kompanive të vogla dhe të mesme të drejtuara nga shqiptarë. Ose ka raste kur janë kompani shumë të mira, që kanë një pagë shumë të madhe. Unë kam një klient ndërkombëtar tani, emër i madh dhe po bëj rekrutimet. Të gjitha gocat që kanë ardhur në intervistë,  edhe pse jam gay dhe nuk e dinë, më kanë ardhur të zbuluara. U kam thënë: ‘Vajza ,mos u zhvishni as tek unë që jam gay, as tek dikush që është straight sepse do t'ju ngacmojnë!’.”-deklaroi Ilirjani.

76189-640-0-5a66fb7eb7a84.png

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592