INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza frymëzohuni nga stili i pagabueshëm i binjakes së Bella Hadid, Carla Bruni! [FOTO]

Vajza frymëzohuni nga stili i pagabueshëm i binjakes së Bella Hadid, Carla Bruni! [FOTO]

Publikuar më: 17:09 16-05-2019

Nga Irini Meçe

Carla Bruni është e njohur për shumë gjëra. Ajo ka qenë një nga supermodelet më të mira të viteve '80 dhe '90, zonja e parë e Francës, por Carla ka lënë gjurmë edhe si aktore, por edhe si këngëtare.

carla_zonje.jpg

Trupi i saj i përsosur, fytyra dhe eleganca e saj natyrale kanë bërë që ajo të pushtonte sfilatat më të rëndësishme të modës dhe të ishte një ndër modelet më të kërkuara të viteve 90’.
Carla ka qenë pjesë e fushtave të markave më të rëndësishme të modës si: Guess, Givenchy, Christian Dior, Chanel, Versace etj.

guess.jpg

dior.jpg

modele_e_kerkuar.jpg

 


Përpos modelingut, shpirti i saj artistik vihej gjithmonë në pah. Ajo ka një lidhje shumë të fortë me artin dhe një ndër pasionet e saj është muzika, kryesisht ajo klasike dhe xhaz. Carla ka treguar që ka talent edhe në aktrim dhe ka luajtur në një ndër filmat e Woody Allen ‘Midnight in Paris’

carla_franzece.jpg

Eleganca dhe shpirti i saj artistik nuk është e rastësishme, pasi në genet e saj janë të ndërthurura kultura dhe arti italian e ai francez.

Carla Bruni do të mbahet mend nga të gjithë për stilin e saj të pagabueshëm dhe shumë origjinale, por jo rastësisht. Le të jemi të sinqertë, që kur bëhet fjalë për stilin, më mirë se francezet askush nuk do ta bënte. Francezet kanë ‘shpikur’ stilin dhe kanë përcaktuar trendet për pjesën tjetër të botës. Madje edhe fjala stil përkthehet ndryshe ‘Paris, Francë’ dhe Carla Bruni është mishërimi i stilit francez, një stil shik, elegant, klasik dhe tejet minimalist dhe i thjeshtë. Natyraliteti do të bjerë në sy gjithmonë që sheh modelen simpatike.

carla_franceze.jpg

carla11.jpg

carla13.png


Ajo do të mbahet mend edhe për flokët e saj natyrale dhe për baluket karateristikë që tanimë ja ka pasuar Bella Hadid, që dukshëm është pasardhësja e saj e janë si dy pika uji.

carla_bella.png

carla_bella3.jpg

 

Carla Bruni është padyshim një ikonë stili dhe rregulli i saj në modë është shumë i thjeshtë. Sipas saj të qëndruarit komod me veshjet dhe veten  është çelësi i gjithçkaje, që ndryshe përkthehet në një vetëbesim të këndshëm.

Nëse kërkoni një sinonim të fjalës elegancë, Carla Bruni do të ishte fjala e duhur.

Vlen të theksojmë se ende sot komentohet stili i saj dhe stilistët në mbarë botën frymëzohen gjithmonë nga ajo dhe marrin disa grimca nga Carla për ti rikthyer sërish si tek koleksionet, por edhe tek parakalimi i modeleve. Nëse ende nuk jeni të bindura, le të shohim disa nga veshjet dhe paraqitje te saj më të bukura që kanë bërë që gjithë bota të flasë për të.

carla14.jpg

carla1.jpg

carla7.jpg

carla6.jpg

carla5.jpgcarla4.jpg

carla3.jpg

carla8.jpg

 

carla16.jpg

chanel.jpg

carla17.jpg

carla15.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029480457305908