INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e Paul Walker siguron një pasuri të tëre nga vdekja e babait!

Vajza e Paul Walker siguron një pasuri të tëre nga vdekja e babait!

Publikuar më: 14:28 08-04-2016

Edhe pse nuk është më i pranishëm, Paul Walker i ka siguruar jetesën vajzës së tij.

Meadow Walker ka bërë goditjen e madhe duke siguruar plot 10 milionë dollarë nga vdekja e babait të saj. Ajo ka arritur marrëveshjen me kompaninë e sigurimit të shoferit Roger Rodas, i cili po drejtonte makinën në aksidentin fatal ku humbi jetën së bashku me yllin e “Fast and Furious”. Përfaqësuesi ligjor i 16 vjeçares thotë se baza e marrëveshjes milionere qëndron në faktin se Rodas ishte pjesërisht fajtor për aksidentin, edhe pse nuk po e drejtonte në mënyrë veçanërisht të rrezikshme. Nuk dihet ende se si do ndahet shuma e 10 milionëve, e cila do të paguhet jo vetëm nga kompania e sigurimit, por edhe nga pasuria e Rodas.

Article Logic
Execution time: 0.0032081604003906