INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, përgatituni mirë! Këto janë 10 gjërat që meshkujt vënë re te ju në takimin e parë

Vajza, përgatituni mirë! Këto janë 10 gjërat që meshkujt vënë re te ju në takimin e parë

Publikuar më: 23:06 19-06-2018

Sa herë takojnë një vajzë, meshkujt kanë disa interesa, të cilat, megjithëse mund t’i imagjinojnë, të gjitha vajzat duhet t’i dinë.

Buzëqeshjen

Një buzëqeshje e bukur është një prej gjërave që e bën një djalë gjithmonë për vete dhe një prej atyre që ai vë re që në fillim. Një vajzë që buzëqesh është më tërheqëse dhe më e hapur edhe në bisedë. Buzëqeshja jep sinjalin e lumturisë dhe optimizmit. Kjo është mënyra më e mirë për të nisur një bisedë – mjafton të buzëqeshësh.

Sytë

Një gjë tjetër e përbashkëshkët e të gjithë meshkujve në takimin e parë me një vajzë janë sytë. Me siguri, të gjithë keni dëgjuar shprehjen e famshme “sytë janë pasqyra e shpirtit”. Ata mund të rrëfejnë shumë për një person. Nga sytë mund ta kuptosh lehtësisht nëse një person po të gënjen ose thjeshtë po tregon të vërtetën. Sytë janë me të vërtetë një magnet që tërheq këdo.

Flokët

Sigurisht, djemtë vërejnë me shumë kujdes edhe flokët qysh në takimin e parë me një vajzë. Besojeni, orët që harxhoni në parukeri ia vlejnë para takimit me një djalë. Shumë meshkuj mendojnë se stili, shkëlqimi dhe modeli është një shenjë e mirë që tregon se sa moderne je dhe sa dëshirë ke për të respektuar veten. Mos harro edhe se meshkujt dashurojnë më shumë vajzat me flokë natyralë, të butë dhe që mbajnë aromë të mirë.

Pesha

Pesha është një prej atyre gjërave që për meshkujt bien në sy qysh në fillim. Mund të të duket paska qesharake, por është e vërtetë, sipas iconstyle.al Me shumë mundësi ke dëgjuar që meshkujt mes tyre, mund të flasin për linjat e vajzave dhe po ashtu, janë në gjendje të zgjedhin mes atyre me linja të kolme apo elegante.

Gjoksi

Ndoshta ke menduar se meshkujt të parën gjë që vërejnë kur takojnë një vajzë është gjoksi. Por, është gabim. Djemtë nuk janë kaq sipërfaqësorë sa mendojnë vajzat. Gjoksi është konsideruar të jetë një prej shenjave për të cilat meshkujt janë më të kujdesshëm në takimin e parë me një vajzë.

Sa natyrale je

Meshkujt vërejnë gjithashtu edhe natyralitetin. Urrejnë të kenë përballë tyre një vajzë që duket shumë fake. Nëse ke extensions, qerpikë fake apo edhe thonj, ai, pa asnjë dyshim do ta mbajë shënim. Për shumë meshkuj, të qenit false është diçka që jo vetëm nuk i tërheq, por edhe i urrejnë.

Këmbët

Ok, kjo nuk është surprizë, e dimë. Meshkujt i dashurojnë këmbët e holla, ndaj edhe kjo është një gjë tjetër që ata e mbajnë shënim. Gjatë verës, këmbët janë tërheqja më e madhe e tyre. Ata dashurojnë edhe mënyrën se si këmbët duken nga një fund apo edhe nga pantallona të shkurtra.

Lëkura

Shumë meshkujt vërejnë më kujdes lëkurën e një vajze që në takimin e parë. Lëkura është edhe shenjë e shëndetit, kështu që ky është një detaj që djemve nuk u shpëton. Shumë djem mendojnë se lëkura është edhe tërheqje fizike mjaft e fortë.

Stili i veshjes

Ndoshta edhe kjo nuk është surprizë, por shumë meshkujt e vendosin këtë në krye të listës të gjërave që i tërheqin ata më tepër. Meshkujt dashurojnë misterin, ndaj edhe duan që femrat të mos jenë aq të zhveshura. Nëse ka sekrete, atëherë ata duan t’i zbulojnë, edhe përmes veshjes.

Karizma

Femrat karizmatike janë një tërheqje e përhershme e meshkujve. Të jesh karizmatike, për ta është një virtyt që jo të gjitha vajzat e kanë. Arsyeja pse meshkujt i pëlqejnë femrat karizmatike qëndron te fakti që zonjat dinë gjithmonë si t’i japin rëndësi vetes. Tërheqja dhe provokimi është arma e tyre më e fortë.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986