INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhër arresti për Lul Berishën. Policia nuk e gjen në banesë, dyshohet për...

Urdhër arresti për Lul Berishën. Policia nuk e gjen në banesë, dyshohet për...

Publikuar më: 00:52 22-10-2018

Policia e shtetit po kryen një aksion anti-drogë në të gjithë vendin.

Në fokus të tyre është goditja e grupeve kriminale në trafik drogash e armësh.

Pak më parë u arrestua edhe i ashtuquajturi “Bosi” i Shijakut,  Flamur Avdyli.

Avdyli është arrestuar nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë edhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali.

Gjithashtu është bërë dhe një aksion nga policia për kapjen e Lul Berishës. Policia ka bastisur shtëpinë e tij, por ky i fundit nuk është gjetur dhe sipas tyre dyshohet të jetë arratisur.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107