INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ura shembet në pak sekonda, dy djemë shpëtojnë mrekullisht[VIDEO]

Ura shembet në pak sekonda, dy djemë shpëtojnë mrekullisht[VIDEO]

Publikuar më: 15:41 06-06-2018

Stuhia subtropikale ‘Alberto’ shkaktoi përmbytje në të gjithë ishullin. Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Kubën fryn lumin ‘Zaza’. Tërbimi i tij bëri që ura e ndërtuar në vitin 1984 në provincën Sancti Spiritus të shembej papritur. Një person ishte duke filmuar rritjen e nivelit të lumit ndërsa disa kalimtarë po qëndronin mbi urë. Në video ,duken dy njerëz që i shpëtojnë mrekullisht mbytjes teksa struktura e betonit përfundon në lum. Ata ndodhen pikërisht në pikën ku fillon shembja. Insiktivisht vrapojnë drejt fundit të urës, ndërsa ajo zhduket për disa sekonda. Video e publikuar nga Qendra e Meteorologjisë dhe Gjeologjisë në Karaibe është bërë virale në internet. Brenda pak ditëve ajo është parë 81 mijë herë.

Article Logic
Execution time: 0.0033290386199951