INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Luana mund të “maskohet” me kapele, por sapo u kap MAT me Krenarin në aeroport! E dini ç’është me e bukura? [FOTO]

Upsss! Luana mund të “maskohet” me kapele, por sapo u kap MAT me Krenarin në aeroport! E dini ç’është me e bukura? [FOTO]

Publikuar më: 11:55 17-07-2019

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca po jeton momentet me të lumtura të jetës së saj. E nisi me moderim duke u bërë një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku dhe më pas Luana sfidoi veten në muzikë e deri tani i ka ecur goxha mirë.

Ndoshta në këtë sukses ka pak dorë edhe menaxheri i njohur Krenar Çoçaj i cili thuhet se është i dashuri i saj edhe pse ata se kanë pranuar këtë, por janë fotografuar disa herë bashkë, madje edhe në koncertet ku ka përformuar Luana.

Ata janë kapur sërish mat në aeroportin e Malpensas, në Milano dhe në foton e siguruar nga JOQ, Luana e cila ka vënë kapele dhe është veshur me të verdha, shihet pranë Krenarit teksa bëjnë check in-in.

Personi që ka bërë foton, shkruan:

“Fotoja ka rreth një orë që është bërë, në aeroportin e Malpensas, në Milano. Dhe e di kush është më e bukura? Po udhëtonin me Blue Panorama Economy Class”.”

pass.jpg

 

Siç duket pas një periudhe të ngarkuar me koncerte dhe xhirime, bukuroshja bjonde së bashku me Krenar Çoçaj kanë vendosur të largohen për disa ditë nga Shqipëria.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041279792785645