INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss, çfarë ndodhi?! Pas Xhensilës, zbulohet sherri i Dafinës me moderatorin e njohur shqiptar: Për shkak...[FOTO]

Upsss, çfarë ndodhi?! Pas Xhensilës, zbulohet sherri i Dafinës me moderatorin e njohur shqiptar: Për shkak...[FOTO]

Publikuar më: 09:39 28-05-2019

Ajo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila numëron shumë hite në repertorin e saj, por edhe fansat janë të shumtë, mbi 1 milion të tillë në Instagram. Dafi di si të jetë në qendër të vëmendjes, si për hir të muzikës, paraqitjes apo edhe jetës së saj private.

Ajo publikoi para pak ditësh këngën e saj më të re “La Reina” e cila u prit mjaft mirë nga publiku. Ndoshta se keni ditur, por së fundmi është zbuluar se këngëtarja është zënë me moderatorin e njohur të emisionit ‘N’drrimi Natës’, Alaudin Hamiti.

Sherrin e tyre e ka zbuluar së fundmi vetë Alaudini në lojën ‘Haje ose Thuaje’ që zhvillon në emisionin e tij. Këngëtarja, Ronela Hajati e ka pyetur se me kë personazh nuk flet dhe Alaudini ka përmendur emrin e Dafinës.

“Kam disa që nuk flas. Por për shkak të një problemi që kemi pasur shumë kohë më parë me emisione, nuk kam folur me Dafina Zeqirin, thjesht s’e kam takuar më”, ka thënë Hamiti.

Ndërkohë që me pas ai është shprehur se Xhensilës i ka ngelur hatri dhe nuk i shkon më në emision.

feron.png

Article Logic
Execution time: 0.0040030479431152