INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Upss, kryetari i Kuvendit të Kosovës e bën Ramën kryeministër të…[Video]

Publikuar më: 15:04 18-02-2018

Këtë e diele të seancës parlamentare në Kosovë u dedikua në 10 vjetorin e Pavarsisë, ku ishin ftuar ambasadorë dhe të ftuarit e nderit ishin edhe politikanët shqiptarë Rama, Meta, Basha, Berisha dhe Ruçi.

Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli bëri një lapsus i cili nuk mund të shpëtonte pa u vënë re.

Në fjalimin e tij  hyrës teksa përshëndeste të ftuarit ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke cilësuar si kryeministër i Kosovës.

'I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, Edi Rama' u shpreh Veseli.

Një lapsus i tillë shkaktoi të qeshura në sallë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030679702758789