INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! Elvana Gjata kopjon Kim Kardashian, kush duket më bukur? [FOTO]

Upss! Elvana Gjata kopjon Kim Kardashian, kush duket më bukur? [FOTO]

Publikuar më: 20:05 07-03-2018

Nuk është hera e parë që Kim kopjohet nga këngëtaret shqiptare!  

Elvana Gjata na ka treguar që është një detajiste e vërtetë dhe si e tillë, fotosesionet nuk janë të thjeshta për të.  Këngëtarja shqiptare u kthye fuqishëm në tregun muzikor shqiptar me albumin e saj të fundit, me të cilin mahniti publikun.

Punoi shumë për një album të tillë dhe po ashtu po sjell një fotosesion të bukur të realizuar në Barcelonë. Kush tjetër mund të kujdeset për këngëtaren më mirë se i mirënjohuri Valdrin Sahiti i cili po qëndron me të në qytetin spanjoll.

Por, kësaj radhe, Elvana ka kopjuar pak Kim Kardashian me një detaj të vogël.

Një shall i zi elastik i cili është dhe trendi më i ri sa i përket aksesorëve që mund të vendosni në kokë. Para disa ditësh këtë e kishte vënë Kim Kardashian dhe sot e kemi parë dhe Elvanën me të njejtin stil. Jo vetëm shallin, por edhe xhaketën pasi kur Kim ka publikuar foton ka patur dhe një xhaketë të zezë të veshur, kështu që nuk mund ta linte mënjanë këtë aksesor as Elvana.

pashajeten.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032000541687012