INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss! Bebe Rexhës i del thithka? E ‘masakrojnë’ fansat, reagon Mario i Kim K [FOTO]

Upss! Bebe Rexhës i del thithka? E ‘masakrojnë’ fansat, reagon Mario i Kim K [FOTO]

Publikuar më: 00:45 30-01-2018

Bebe Rexha padiskutim ishte ndër personazhet VIP që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Grammys. Na befasoi me ‘look’-un e ri, ku u shfaq me flokë të shkurta dhe ‘make-up’ ishte super, i bërë nga grimieri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic. Ai njihet ndryshe si Mario i Kim K, kjo pasi është grimieri personal i saj. Por këtë here ai u kujdes për ‘look’-un e bukuroshes shqiptare, shkruan intv.al.

Bebe u masakrua nga fansat, pasi në një foto të postuar në rrjete sociale dhe nga Mario ajo shihej sikur i kishte dale gjoksi sheshit. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i grimierit shqiptar I cili u ështëkthyer shumë fansave se ishte fustani i tillë dhe nuk ka pasur asnjë incident me këngëtaren shqiptare. Duhet thënë se Mario, kohët e fundit e ka mbështetur shumë Beben dhe jo vetëm atë por edhe shumë shqiptarë të tjerë./intv.al/

bebeb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042259693145752