INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Universitetet “nën çensurë”! Ekspertët, s’kanë pavarësi për pranimet e studentëve[VIDEO]

Publikuar më: 13:14 22-10-2018

Një nga ndryshimet, që pësoi Ligji i Arsimit të Lartë lidhet dhe me pavarësinë e universiteteve po kjo me sa duket në praktikë po realizohet në mënyrë të pjesshme. Vetëm për pjesën financiare. Se kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e studentëve të rinj, universitetet janë të çensuruara. Këtë mendim ndan ekspertja e arsimit të lartë, Edlira Haxhiymeri.

“Pavarësi në pranimin e studentëve nuk ka. Kontrollohen dhe menaxhohen nga Ministria e Arsimit. Universitetet duhet të përcaktojnë kriteret për studentët e rinj,” tha Haxhiymeri për IN News.
Profesoresha Haxhymeri sqaroi se modelet botërore janë më liberale dhe duhen huazuar dhe në Shqipëri, pasi kjo është dhe një arsye se përse të rinjtë tanë shkojnë dhe studiojnë jashtë.
“Studentët nga Shqipëria aplikojnë në universitetet e botës. Pranohen pa dhënë asnjë provim. Është më e lehtë të pranohesh nga universitetet e botës se nga ato në vend,” sqaroi profesoresha.

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148