INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS

Universitetet e rretheve po humbin funksionin! Po shndërrohen në shkolla profesionale[VIDEO]

Publikuar më: 12:04 02-11-2018

Mbi 40 degë janë mbyllur në universitetet e rretheve për shkak se është ulur numri i maturantëve, që studiojnë në Shqipëri, por dhe se shumica e tyre synojnë shkollimin e lartë në kryeqytet. Në këto kushte mjaftë të rënda është menduar që në to të përfshihen programe 2 vjeçare profesionale dhe janë hapur 70 të tilla. Kjo lë të kuptohet qartësisht se universitetet po humbin funksionin, që kanë dhe po shndërrohen në shkolla profesionale. Pak ditë më parë në Universitetin e Durrësit Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla këtë ndryshim e lidhi me mundësitë e të rinjve për më shumë punësim. Duke marrë një zanat ata do ta kenë më të lehtë për t’u punësuar. Po në fakt askush nga instuticionet nuk ka bërë një studim nëse në vend ka vende të lira pune për ata që përfundojnë arsim profesional. Ajo që dihet me saktësi është se vitet e fundit shumë të rinj që kanë ndjekur shkolla profesionale i kanë bërë me qëllimin për të ikur nga Shqipëria, pasi në shumë shtete të botës dhe kyesisht në Gjermani falë zanateve janë punësuar shumë shqiptarë. Kështu që ekziston rreziku potencial që afro 1.600 të rinj që janë regjistruar vetëm këtë vit në Universitetin e Durrësit për shkollë 2 vjeçare profesionale t’i kryejnë këto programe me qëllim që të marrin njohuri apo zanate dhe t’i përdorin për të marrë më lehtësisht një kontratë pune në shtete të tjera që herë pas herë publikojnë vende të lira pune.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00080609321594238
    array(1) { ["section"]=> string(90) "universitetet-e-rretheve-po-humbin-funksionin-po-shnderrohen-ne-shkolla-profesionale-77391" }