INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unicef, ferri për fëmijët ka ''zbritur'' në tokë

Unicef, ferri për fëmijët ka ''zbritur'' në tokë

Publikuar më: 11:19 09-03-2018

"Ferr në tokë për fëmijët”! Kjo është deklarata e fortë e Drejtoreshës së UNICEF-it, Henrietta Fore. E këtu bëhet fjalë për fëmijët në Damask.

Ajo tha se periferia e Damaskut, Guta Lindja, është bërë ferr dhe kërkohet asistencë urgjente, pasi veç dhunës shumë nga ta nuk kanë as ushqime. "Bombardimi është i vazhdueshëm, dhuna po shtohet dhe kjo do të thotë se fëmijët po shohin dhe po preken nga gjithë kjo dhunë dhe vdekjet. Tani nuk ka ujë dhe ushqim, do të ketë edhe sëmundje", tha Fore.
Guta Lindore është shndërruar në vendin më të bombarduar në botë, ku i tërë qyteti është shndërruar në gërmadha dhe kanë humbur jetën qindra fëmijë.

Article Logic
Execution time: 0.0020058155059814