INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Une udhetova ne syte e tu,e di?!

Une udhetova ne syte e tu,e di?!

Publikuar më: 15:21 09-01-2019

Hodha hapa te pandreqshem mu ne qender te botes tende dhe mbeta pa shpirtin tim.
E lashe aty.
Ne thellesine tende.
Aty ku bente paqe.
Aty ku bente jete.
Aty ku bente mrekulli.
I mposhta te gjitha keshtjellat e tua te acarit me vetem nje prekje.
Me nje puthje mbi pellemben tende prej princeshe.
Me vetem nje perqafim aq te madh sa pushtoi cdo magji tenden.
Dhe mbeta aty.
Me shpirtin tim pushtuar nga ty.
Sepse atje mundja te te shihja ty.
Ate qe askush nuk mundej ta rrekellente.
Ate qe askush nuk mundej ta pranonte.
Marrezine e te qenit ti.
Dhe udhetoja pafundesisht ne ngrehinat e tua te dashurise.
Aty ku ti falje shpirtin tend per nje buzeqeshje te mjere.
Aty ku ti ndertoje endra te cilat beheshin rremuje neper carcafe te bardhe bashke me floket e tu.
I prekja ngadale petalet e krenarise tende.
Aromen e mallit e ndjeja hap pas hapi.
Dhe tingullin e mendimeve te tua e bera muzike per buzeqeshjen time.
Dhe diku aty e perhumbur ishe ti.
E tmerrshme dhe naive.
E cmendur dhe fitimtare mbi ofshamat e botes.
Teresisht moskokecarese dhe kaq e delire.
Duke heshtur pafundesisht erresirat e tua.
Etjet e tua per puthje te nje princi te humbur ne beteja me veten.
E marre dhe perfekte.
Ti,ishe aty.
Duke vallezuar mes dyshimeve te tua te hallakatura ne perjetesi.
Aty ku buzeqeshja jote perplasej me trishtim e botes e une isha i bindur se ajo ishte menyra se si krijohej nje yjesi.
Se kur syte e tu derdhnin nje pikelime loti,qerpiket tingellonin si tastet e nje pianoje te marre nga tej-jeta.
E gjithcka kishte nevoje bota jote ishte guximi i nje mashkulli per te te pare ty pikerisht sic ti je.
Nje mashkulli i cili do shihte yjet qe krijonte marrezia jote e do te mahnitej pas tyre.
Gjithcka kishte nevoje ai pushtim ishte nje mashkull qe dinte te perqafonte kaoset e tua.
Qe dinte te puthte diellin ne ballin tend.
Qe zhytej e percellohej ne flakerimat e inatit tend.
Dhe bente dashuri me hatermbetjen tende,duke te ofruar nje tjeter cokollate.
Nje perqafim edhe me te madh.
Atehere kur ti ta refuzoje me se shumti.
Ai do buzeqeshte,e do te te merrte te gjithen.
Ty.
Remujen.
Boten.
Supernovat e tua.
E do ti mbyste me dashuri ne gjoksin e tij.
Sepse ti je kaq e mrekullueshme.
Ama ti nuk e di.
Sepse ti je kaq e pa pushtueshme,sa ke humbur trojet e tua ne lufte te pafundme per te dhuruar dashuri.
Sepse ecjet e tua neper trotuaret e te marreve trokasin si sherimi i dhembjeve te te mjereve.
E bota shnderrin.
E gjithcka ti ke nevoje eshte dikush i cili nuk te ben te ndjehesh vetem.
Dikush qe di ta ledhatoje vetmine tende.
Dikush qe mbush mengjeset e tua.
Qe ta permbyt frymemarrjen me pranine e tij.
Dikush qe lufton per ty,edhe kundra teje,atehere kur ti cmendurisht e perze.
Dikush qe do te te therrase "vogelushe" kur ta telefonosh me friken se nuk do vije me.
Dikush te cilit nuk ke pse i thua me fal,sepse ai kurre nuk merzitet me ty.
Dikush qe te ngre ne qiejt e tu dhe te lejon ti shkulesh yjet sepse ai ti ka dhuruar ty.
Gjithcka ke nevoje eshte dikush qe te …

Faleminderit Alket Skuka për vargjet e publikuara në intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254