INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unaza e Re! Veliaj qytetarëve, mos u përdorni mish për top nga kalamani i llastuar

Unaza e Re! Veliaj qytetarëve, mos u përdorni mish për top nga kalamani i llastuar

Publikuar më: 14:59 13-11-2018

Pas ditës së dytë të protestës të qytetarëve që preken nga ndërtimi i unazës së madhe para Bashkisë së Tiranës ka reaguar Erion Veliaj. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdoren si mish për top nga Basha dhe Partia Demokratike.
Ai akuzoi kryetarin e PD-së se po shet kauzat e opozitës në këmbim të lekëve të marra apo favoreve të tjera për kunatin e tij. Veliaj theksoi se PD dhe Basha janë kthyer në një agjenci gjobash, sikurse veproi edhe me Kukësin.
Duke e cilësuar Kreun demokrat një kalama të llastuar, Erion Veliaj paraqiti fakte se si projekti për Unazën ka qenë që në kohën e Bashës dhe është firmosur nga Këshilli Teknik i asaj kohe.
“Dëgjoj sot njerëz që unë e di ku e kanë shtëpinë, s’janë fare aty. Mitingashë që merren me qira për çfarëdolloj mitingu. Po Luli është një kalama i llastuar, pse me atë do merremi ne? Ai e kishte mundësinë që ta bënte dhe autostradën", tha Veliaj.

Po Veliaj dukej i vendosur për vijimin e punimeve dhe banorëve që kanë dokumenta të rregullta ju garantoi dëmshpërblim.

“Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat. Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana, por çfarë do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin, nuk ka shans. Kur ka zhvillime ka disa njerëz që gjenden në situatë të vështirë. Për të gjithë njerëzit që janë prekur do të kenë trajtim edhe më të mirë. Kemi ofruar tre vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e unazës”, përfundoi kryebashkiaku Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562