INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Unaza e Re”, banorët bllokojnë sërish rrugë, përplasen me policinë

“Unaza e Re”, banorët bllokojnë sërish rrugë, përplasen me policinë

Publikuar më: 17:58 19-11-2018

Vijojnë protestat e banorëve të Astirit, ndërsa prej 16 ditësh vijojnë të kundërshtojnë shembjen e banesave.

Këtë të hënë ata janë përplasur edhe me fadromistë që kanë nisur punën. Madje kanë hedhur shashka dhe tymuese në asfalt.

Protestuesit kanë çarë edhe rrethimin e kantierit të ngritur nga firma ndërtuese dhe janë përplasur me dhjetëra policë që kanë krijuar kordon përballë tyre.

“Vazhdojnë provokimet minutë pas minute. Edhe me tanket nuk do i prishin dot këto shtëpi. Si do të veprojmë askush nuk e di. Nëse këtyre banorëve u ka ikur truri, ai duhet t’i vërë gishtin kokës”, ka qenë mesazhi i një prej banorëve për kryeministrin Edi Rama.

Banorët theksojnë se protesta e tyre do të vazhdojë deri në arritjen e një zgjidhje për dëmshpërblimin 100% të banesave.

Article Logic
Execution time: 0.0029401779174805