INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Unaza e Re’, ARRSH sqaron sa objekte do të prishen

‘Unaza e Re’, ARRSH sqaron sa objekte do të prishen

Publikuar më: 16:30 19-11-2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një deklarate për mediat u ka bërë një thirrje të gjithë banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re dhe nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit me të gjitha dokumentet përkatëse.

Sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës, ARRSH thotë se objektet që preken nga projekti janë 242. ARRSH dhe bashkia e Tiranës kanë deklaruar se të gjithë banorët që kanë dokumente do të shpronësohen 100% sipas ligjit, ndërsa ato që janë pa leje jo. Por banorët të mbështetur edhe nga opozita kanë kundërshtuar duke vijuar protestat në cdo ditë në dy javët e fundit.

Deklarata e plotë nga ARRSH
Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë banorëve të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”, të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe t’i drejtohen Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve me të gjitha dokumentet përkatëse.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve dhe Drejtori i Përgjithshëm kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60-70 % posedues të objekteve të prekura nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3. 36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare nga ARRSH.

Objektet që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3” janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës. Pjesa tjetër e banorëve që nuk janë paraqitur ende pranë institucionit të ARRSH-së janë të lutur të paraqiten për të marrë çdo informacion që u nevojitet.

Article Logic
Execution time: 0.0023701190948486