INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulsi Manja mbron Tahirin, të hetohet me imunitet

Ulsi Manja mbron Tahirin, të hetohet me imunitet

Publikuar më: 11:19 25-10-2017

Deputeti socialist Ulsi Manja i ka paraqitur Kuvendit, raportin e mazhorancës ku nuk pranohet arrestimi i deputetit Saimir Tahiri, por vetëm hetimi i tij. Ai për këtë çështje ka dhënë dhe disa argumenta. Sipas tij organi i akuzës është i lirë të hetojë çdo deputet.
“Organi i akuzës është i lirë të hetojë këdo. Raporti jonë e trajton kërkesën e Prokurorisë duke iu referuar strikt ligjit. Prokuroria thotë: Unë kam regjistruar tre procedime penale. Por Prokuroria e ka regjistruar procedimin penal pas publikimit në media të përgjimeve, ku përmendej emri i ish-ministrit", tha Manja.

Ai shtoi se iku koha që njerëzit arrestoheshin e më pas mblidheshin votat. “Në i kërkojmë prokurorisë që ai të mos lejohet që të lëvizë jashtë shtetit dhe të kontrollohen banesa, e tje, por jo s’jemi për arrest. Inkurajojmë Prokurorinë e krimeve të rënda, të vazdojë punë por të rrëzojë kërkesën e masës së arrestit,” tha Manja.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938