INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulja e lindjeve dhe largimi i shqiptarëve ka tkurrur me 19 mijë persona popullsinë

Ulja e lindjeve dhe largimi i shqiptarëve ka tkurrur me 19 mijë persona popullsinë

Publikuar më: 10:40 13-02-2018

Të rinjtë po pakësohen dhe të moshuarit po shtohen. Ky lajm aspak i mirë vërtetohet dhe këtë vit nga INSTAT, pasi në 1 janar të 2018 janë pakësuar rreth 19 persona të grupmoshës nga 0-40 vjeç ose me një rënie me 2% karahasuar me 2017.
Një nga shkaqet e rënies në këtë grup moshë është emigracioni i lartë dhe mbi të gjitha rënia e numrit të lindjeve, pasi rënia më e madhe e popullsisë i takon grup moshës 10-14 vjeç, të cilët ishin 10.500 persona më të pakët në numër se vitin 2017.
Ndërsa grupmosha e hershme 20-40 vjeç që përbën kulmin e personave aktivë është pakësuar me 3.777 mijë. Gjithashtu forca e punës shënoi rënie me 1.1%. Edhe grup mosha 15-65 vjeç u tkurr me 2.323 persona gjatë vitit 2017, në një kohë numri i të moshuarve ka pësuar rritje të mëtejshme. Popullsia në mbi 65 vjeç u shtua me 11.216 persona më 2017, duke u rritur në mbi 3% brenda vitit. Projeksionet e tregojnë se popullsia në moshë pune do të bjerë me një ritëm pak më të shpejtë deri në 2031 se sa popullsia e përgjithshme me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit si Tirana, Vlora dhe Durrësi.
Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës me 20% deri në vitin 2031.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707