INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Ulërima dhe të qara"! Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth për pak u ndanë për shkak të kontratës paramartesore!

Publikuar më: 10:37 13-07-2017

“Ajo mendoi se ai do t’i jepte fund gjithçkaje”!

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë gati për t’u martuar por duket se gjithçka mund të përfundonte në banjo për shkak të kontratës paramartesore. Burime pranë revistës “OK! Australia” bënë me dije se çifti kaloi një zënkë shpërthyese me “ulërima dhe të qara” kur erdhi momenti për të diskutuar këtë detaj, me Liam që u “ofendua thellësisht” kur nusja e tij e ardhshme i dorëzoi një kontratë paramartesore që ai duhej ta firmoste. Burimet shtuan gjithashtu se “Miley u tregoi miqve të saj se Liam u tërbua. Ata nuk bërtasin kurrë, por këtë herë kishte ulërima dhe të qara”. Madje duket se historia ka shkuar deri aty sa ajo “mendoi që Liam do t’i jepte fund marrëdhënies”. Megjithatë, duket se në fund të ditës diçka e tillë nuk ka ndodhur. 

Article Logic
Execution time: 0.0038528442382812