INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulen temperaturat sërish, reshje bore në vend, ja rrugët që kalohen me zinxhirë

Ulen temperaturat sërish, reshje bore në vend, ja rrugët që kalohen me zinxhirë

Publikuar më: 10:23 12-02-2019

Temperaturat këtë të martë janë ulur, ndërkohë kanë rinisur reshjet e borës. Këtë mëngjes në të gjithë qarkun e Korçë kanë rinisur reshjet e borës, e më intensive janë në zonat malore. 

Kjo ka krijuar edhe vështirësi në qarkullim. Në zonën e Dardhës rrugët janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Kujdes duhet patur edhe në Qafën e Qarrit. Në rrugët e tjera kalimi bëhet normalisht. Reshje bore ka pasur edhe në zona të tjera.

Mbi situatën në vend ka informuar dhe ARRSH-ja.

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.
Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në rrugët:
Ura e Çerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm borë.
Trebisht – Doganë, ka pasur rreth 5-10 cm borë.
Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.
Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm bore.
Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715