INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ujku i vërtetë i Wall Street” ka lidhje me Shqipërinë [FOTO]

“Ujku i vërtetë i Wall Street” ka lidhje me Shqipërinë [FOTO]

Publikuar më: 16:08 19-05-2017


Ju kujtohet filmi “Wolf of Wall Street” me Leo DiCaprio-n?

Drogë, prostituta, helikopterë të rrëzuar – sjellja imorale në “The Wolf of Wall Street” (Ujku i Wall Street) është aq e çuditshme sa audienca mund të largohet nga teatri duke menduar se Martin Scorsese e ka shfrytëzuar në maksimum liçensën krijuese në tregimin e historisë së Jordan Belfort, ndërmjetësi i aksioneve në New York, i cili fitoi qindra miliona në fillim të viteve ’90.

Në filmin e tij Scorsese ndjek të njëjtën linjë të librit autobiografik të Belfort me të njëjtin titull, The Wolf of Wall Street. Ky fakt na tregon se Belfort në librin e tij i glorifikon sjelljet e tij vulgare, aq sa llogaria e tij lë vend për debat. Në fund të fundit Belfort ishte një aktor i zgjuar, por jo i ndershëm. Ai jetoi duke gënjyer. Scorsese, duke e ditur këtë, portretizon Belfort (Leonardo DiCaprio) si një narrator jo të besueshëm në film.

Në moshë të re, Jordan Belfort ishte një mashtrues i tmerrshëm, që arriti fitime marramendëse në bursën e Wall Street, përmes një skeme pastrimi parash që vinin nga droga, prostitucioni dhe krime të tjera.

Sot Belfort është një këshilltar financiar dhe thotë se nuk do të thoshte kurrë një gënjeshtër dhe që nuk e vret mendjen për zërat se po shmang një detyrim prej 110 milionë dollarësh, duke fshehur fitimet e tij prapa marrëveshjeve për librin dhe filmin mbi jetën e tij.

“Është shumë e çuditshme të akuzohesh për diçka që nuk do ta kisha bërë në miliona vjet. Mendja nuk më punon për gjëra të tilla”, ka thënë 54-vjeçari Belfort.

Por, së fundmi, ai është duke jetuar luksin, pavarësisht borxheve që ka për të shlyer.

Sipas një letre të hapur drejtuar martin Scorsese, Christina McDowell, vajza e një ortaku të Belfort ka treguar se ai është i martuar me një përkthyese 30-vjeçare shqiptare dhe është duke bërë marrëveshje biznesi me qeverinë shqiptare.

4085F02400000578-4521354-image-a-12_1495173666718.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003964900970459