INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA nxjerr njoftimin e ri! Ja sa para arkëton FSHF-ja me rregullat e reja

UEFA nxjerr njoftimin e ri! Ja sa para arkëton FSHF-ja me rregullat e reja

Publikuar më: 13:50 11-10-2018

UEFA ka bërë të ditur se do të rrisë shpërblimet për skuadrat pjesëmarrëse të edicionit aktual të Ligës së Kombeve.
Ky lajm i gëzueshëm prek edhe kombëtarën tonë, së bashku me 55 federata të tjera pjesëmarrëse të edicionit.

Me pjesëmarrjen e saj në grupe automatikisht federata jonë arkëton 1.125 mln euro, por nëse del e para e grupit, mbi Skocinë dhe Izraelin atëherë edhe 1.125 mln euro të tjera do i shtohen shumës së shpërblimeve nga UEFA, duke e çuar në një total prej 2.25 mln euro. Ky është dhe shpërblimi maksimal që mund të marrin skuadrat e Ligës C

Ky modifikim nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian kap shifrën e një rritje prej 50% të pagesave të solidaritetit

Katër skuadrat fituese të Ligës A do të përballen me njëra-tjetrën në qershor të vitit 2019 për të shpallur fituesen e Ligës së Kombeve dhe në total fituesja e kompeticionit do të përfitojë 10.5 mln euro

 

Article Logic
Execution time: 0.0032820701599121