INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëzim i ri për maturantët! Njihuni me kushtet për të aplikuar në universitete

Udhëzim i ri për maturantët! Njihuni me kushtet për të aplikuar në universitete

Publikuar më: 09:44 20-05-2019

Për pak ditë mijëra maturantë do t’i nënshtrohen provimeve. Pas këtij procesi ata do të aplikojnë për në universitete. Për këtë arsye Ministria e Arsimit ka përcaktuar procedurën e aplikimit dhe regjistrimit të tyre në shkollat e larta.
Sipas udhëzimit më të fundit, korriku është muaji i përpunimit të të rezultateve të provimeve dhe do të pasohet me aplikimin me Formularin A2, ku maturantët kandidatë duhet të zgjedhin dhjetë degë të preferuara në universitetet publike e private. Në fund të gushtit dhe në fillim të shtatori, të rinjtë do të mësojnë nëse janë fitues apo jo dhe do të nisin një proces të gjatë për të mësuar se a kanë fituar preferencën e parë në të kundërt do të ndjekin hapat e tjerë. Fazat e përcaktuara do të jenë edhe këtë vit të gjata deri në zerimin e kuotave që ofrojnë universitetet.

Po kush janë kriteret e aplikimit?
Kushti i parë është përfundimi me sukses i gjimnazit dhe kjo e vërtetuar përmes diplomën e maturës.
Një kusht tjetër është dhe nota mesatare që duhet të jetë 6.5 për programet e përgjithshme dhe mbi 7.5 për ata që duan të zgjedhin degët e mësuesisë. Gjithashtu një kandidat që do të hyjnë në garë nuk duhet të rezultojë i regjistruar në një tjetër program studimi, pasi dhe sistemi nuk e lejon. Përjashtim bëjnë vetëm nxënësit e shkëlqyer.

Ndërsa raundet e aplikimit do të jenë tre. I pari do të ketë 7 faza 48-orëshe, ku secili konkurent do të ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues në një ose disa programe studimi të përzgjedhura në formularin e aplikimit. Në rastet kur korrespondon preferenca e parë ai duhet të paraqitet në fakultet për të bërë regjistrimin në fazën përkatëse. Zhvendosja e vizës së kuqe do të bëhet shtatë herë duke shpallur fitues të rinj. Ndryshe nga raunidi i parë, i dyti ndahet në 5 faza, kurse i treti në tre faza 48-orëshe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439