INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se modelja 14-vjeçare vdiq pas 13 orësh në pasarelë, ekspertiza: ‘’U helmua’’ [FOTO]

U tha se modelja 14-vjeçare vdiq pas 13 orësh në pasarelë, ekspertiza: ‘’U helmua’’ [FOTO]

Publikuar më: 19:17 16-11-2017

Rezultatet e autopsisë tregojnë se lajmi që modelja 14-vjeçare nga Rusia vdiq pas 13 orësh në pasarelë nga lodhja del të jetë jo e vërtetë dhe thuhet se Vlada Dzyuba mund të jetë helmuar. Të dhënat e para mjekoligjore kanë treguar se në trupin e 14 vjeçares janë gjetur gjurmë të një “helmi të mistershëm biologjik” dhe burime hetimore shprehen kështu:

“Vlada mund të jetë pickuar nga një insekt vdekjeprurës, mund të ketë ngrënë diçka të gabuar ose dhe të jetë helmuar qëllimisht”

Ajo duhet të punonte vetëm 3 orë në javë, por mesa duket orari kalonte çdo parashikim. Para se të bënte parakalimin e radhës në pasarelë Vlada pati temperaturë të lartë dhe pak minuta më vonë i ra të fikët. Edhe pse ambulanca ndërhyri menjëherë, ajo ndërroi jetë pas dy ditësh në gjendje kome. 

1tyu.png

Article Logic
Execution time: 0.0029449462890625