INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha që s’do luajë më filma, por aktori juaj i preferuar turk prek suksesin ndërkombëtar në HOLLYWOOD! [FOTO]

U tha që s’do luajë më filma, por aktori juaj i preferuar turk prek suksesin ndërkombëtar në HOLLYWOOD! [FOTO]

Publikuar më: 17:59 10-09-2018

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm. E një ndër aktorët turq më të dashur nga publiku, sidomos femrat, është Çagatay Ulusoy, ose i njohur si “Sarp” në serialin “I infiltruari”. Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se 27 vjeçari ka vendosur të ndryshojë totalisht rrjedhën e profesionit të tij. Ulusoy ka vendosur që të mos punojë më si aktor, por t’i dedikohet artit të qeramikës.

Mirëpo Çagatay sapo përfundoi xhirimet e serialit që do të transmetohet vetëm në “Netflix”, ku luan rolin e “heroit”. Menjëherë pas kësaj, duket se aktori nuk do të pushojë aspak, pasi ka marrë një propozim gjigand për karrierën e tij.

“Enn Magazine” zbulon se aktori është pjesë e një projekti në “HollyWood” dhe ditën e sotme ka udhëtuar në Los Angeles, për të diskutuar mbi detajet e fundit të projektit ndërkombëtar.

SR.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021672248840332