INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha që do të largohet me Turin për në Klan, reagon vetë Orinda Huta, mësoni të vërtetën [FOTO]

U tha që do të largohet me Turin për në Klan, reagon vetë Orinda Huta, mësoni të vërtetën [FOTO]

Publikuar më: 07:50 26-04-2018

Turi dhe Orinda do ndahen profesionalisht?

Dyshen e njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta, prej vitesh i kemi parë të moderojnë emisione të ndryshme në televizionin ‘Vizion Plus’, por u tha se çifti i njohur nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe për këtë arsye ata mund të largohen të dy drejt televizionit Klan.

Para pak ditësh në media u evidentua fakti se Turjan Hyska do të marrë postin e drejtorit ekzekutiv në këtë televizion të Aleksandër Frangajt, duke u larguar në këtë mënyrë nga ‘Vizion Plus” dhe në mediat online qarkulloi lajmi se edhe Orinda do të ndjekë hapat e bashkëshortit të saj.

turinjo.jpg

 

Por e kontaktuar nga "Tiranapost", Orinda është e shprehur se kjo nuk është fare e vërtetë dhe se edhe miqtë e saj e dinë që ajo do të vazhdojë të qëndrojë në Vizion plus.
"Jo nuk është fare i vërtetë si lajm. Nuk e di si ka dalë, sepse edhe miqtë e mi e dinë që unë do të vazhdoj të qëndroj në Vizion", ka thënë Orinda.

Article Logic
Execution time: 0.0031709671020508