INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U rrëzua në 'Wembley', Mourinho: E bëra me dashje, meritoj karton të verdhë [VIDEO]

U rrëzua në 'Wembley', Mourinho: E bëra me dashje, meritoj karton të verdhë [VIDEO]

Publikuar më: 21:06 14-09-2018

Jose Mourinho deklaroi se rrëzimi i tij në “Wembley” ishte i qëllimshëm, në mënyrë që tu jepte mediave material për të shkruar e diskutuar gjatë pushimit të kampionatit, i detyruar nga angazhimet e përfaqësueseve.

Videoja me Mourinho që rrëzohet në dysheme, teksa tenton të kapërcejë me sportivitet e akrobaci shiritat e vendosur si barriera në “Wembley”, përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Spanjës e përfunduar me fitoren e spanjollëve, 2-1, zhvilluar të shtunën e kaluar, është shndërruar në hit nëpër media dhe rrjetet sociale.

Pavarësisht sikletit të momentit dhe turpërimit, trajneri i Manchester United preferoi ta trajtojë rrëzimin e tij si me dashje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939