INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol se ka origjinë shqiptare, zbulohen detaje të reja për këngëtaren Eleni Foureira[FOTO]

U përfol se ka origjinë shqiptare, zbulohen detaje të reja për këngëtaren Eleni Foureira[FOTO]

Publikuar më: 11:39 20-03-2018

Edhe pse mund të jetë një nga këngëtaret greke më të dashura për publikun duket se nuk i kanë munguar problemet e vogla gjatë jetesës në shtetin helen.

Për Eleni Foureira-n kohëve të fundit nuk kanë munguar thashethemet duke cilësuar se përfaqësuesja e Qipros në Eurosong mund të ketë origjinë shqiptare.

Ky fakt nuk është pranuar më parë nga Eleni, por duket se këngëtarja ka vendosur të hedhë dritë rreth të kaluarës së saj.

Duke folur në një emision televiziv grek, Foureira zbuloi edhe arsyen pse e ka fshehur origjinën për një kohë të gjatë, si edhe cili është emri i saj i vërtetë: “Në atë kohë vendosëm bashkë me familjarët e mi që mos tregojmë se jam nga Shqipëria, që të duan Eleni Foureiran për atë që është. Po, ishte veprim i gabuar.

Megjithatë, nëse do të kthehesha pas në kohë, nuk e di nëse do të veproja ndryshe”,- tha këngëtarja me origjinë shqiptare. Ndërsa për emrin ajo tha: “Emri im i vërtetë është Entela. Eleni është emri im i pagëzimit në Greqi”.

Ja dhe një tjetër shqiptare...

sdf.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342